AC Milan ka vendosur të dërgojë Gerard Deulofeun përsëri në Everton.
Anësori spanjoll luajti për Milanin që nga ardhja e tij në janar dhe ishte ndër më të mirët në skuadër.
Por, Gazzetta dello Sport thotë se Milani nuk ka ndonjë qëllim të veçantë për të vazhduar qëndrimin e tij në San Siro.
23-vjeçari është në pronësi të Evertonit, por ende mund të bëhet një transferim i tij.
Barcelona ka një klauzolë riblerje prej 12 milionë eurosh që mund të aktivizojnë këtë verë. /Telegrafi/