Milan ka vazhduar ecurinë fantastike të ndeshjeve pa humbje, teksa ka mposhtur Spartën e Pragës me rezultat bindës 3-0.
Rossonerët dominuan nga fillimi i ndeshjes deri në fundin e saj, në një takim ku trajneri Pioli i kishte dhënë hapësira edhe disa lojtarëve të rinj.
E për ta parë golin e parë në këtë sfidë u desh të pritej minuta e 24-të.
Zlatan Ibrahimovic asistoi për mrekulli për Brahim Diaz i cili pasi shmangi një mbrojtës kundërshtar realizoi gol për 1-0.
Suedezi fitoi një penallti 12 minuta më vonë, por që goditja e tij nga pika e bardhë shkoi mbi portë.
Kësisoj me epërsinë minimale 1-0 për Milanin përfunduan 45 minutat e para të kësaj ndeshje.
Rossonerët e nisën për mrekulli edhe pjesën e dytë, kur në minutën e 57-të Rafael Leao pas një asistime perfekt nga Dalot shënoi për 2-0.
10 minuta më vonë, mbrojtësi brazilian Diogo Dalot pranoi një top të bukur nga Benacer dhe shënoi për rezultatin 3-0.
Kësisoj Rossonerët morën një fitore të rëndësishme për të vazhduar të parët në Grupin H.
Aktualisht Milan kryeson në këtë grup me gjashtë pikë, ndërsa Lille është në vendin e dytë me katër pikë e Celtic me tri pikë. Klubi çek mbetet në vendin e fundit pa asnjë pikë.
Ndeshjen e radhës Milan do ta zhvilloj përsëri në San Siro, ku do të jetë nikoqir i Lille.
Në anën tjetër Sparta Praga do të luaj në udhëtim te Celtic. /Telegrafi/
https://twitter.com/luisHotspur/status/1321881447129665537
Dalot assist to Rafael Leao https://t.co/YLlvEz7JoR
— 🇨🇩🇸🇱 (@F1avs) October 29, 2020
Dalot goal, amazing pass from Bennacer
https://t.co/7pzrSTzvyB— 🇨🇩🇸🇱 (@F1avs) October 29, 2020