Telegrafi

Milani vazhdon me rezultate të dobëta

Bari u rikthye në San Siro në kërkim të pikëve, ashtu siç bëri edhe në javën e parë, kur barazoi kundër kampionit në fuqi, Interit, po në këtë stadium.

Pavarësisht fillimit dominues, rosonerët nuk ishin në gjendje të kenë shumicën e posedimit të topit, e as të çajnë portën kundërshtare.

Dhe mysafirët, të cilët ishin dominues në mbrëmje, ishin të suksesshëm në synimin e tyre, duke arritur të nxjerrin një pikë.

Me dështimin për të fituar të tre pikët, Milani vazhdon serinë e dobët të ndeshjeve në këtë fillim sezoni në Serie A, duke nxjerrë vetëm tetë pikë nga gjashtë ndeshje.