Site icon Telegrafi

Milani vazhdon me formë të dobët, barazon në shtëpi ndaj AEK-ut

Milani nuk ka mundur të shënoj fitoren e radhës në Ligën e Evropës, pasi ka barazuar pa gola 0-0 ndaj AEK-ut të Athinës.

Skuadra e trajnerit italian, Vincenzo Montella arriti të dominojë gjithë ndeshjen duke krijuar shumë raste në të dy pjesët, por pa pasur fat të gjej golin.

Montella i palumtur me formën e Milanit të tij

Pjesa e parë e takimit nisi me një gol të shënuar në minutën e tetë nga Manuel Locatelli, por i anuluar për pozitë jashtë loje.

Rossonerët vazhduan edhe me disa raste tjera duke rrezikuar portën e mysafirëve, por nuk gjeten golin e epërsisë dhe skuadrat shkuan pa gola në pushimin mes dy pjesëve.

Pamje nga ndeshja gjatë pjesës së parë

Në pjesën e dytë, vazhdoi avazi me i vjetër me Milanin krijues të rasteve, duke rrezikuar menjëherë me Andre Silvan (58’), goditja e të cilit u prit nga portieri i mysafirëve.

Milani rrezikoi seriozisht edhe me Patrick Cutronen (69’) dhe Suson (81’), por në të dy ishte portieri Giannis Anestis, që ia mohoi golin dhe ia nxori një pikë skuadrës së tij pasi ndeshja pas 90 minutave përfundoi ashtu si nisi, pa gola.

Formacioni i AEK-ut

Pas këtij barazimi, Milani vazhdon të kryesoj në Grupin D me shtatë pikë, ndërsa AEK-u renditet në vend të dytë me pesë pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët udhëtojnë drejt AEK-ut për ta luajtur ndeshjen kthyese. /Telegrafi/

Exit mobile version