Telegrafi

Milani udhëton drejt Juves me fitore dhe shpresë për një vend në garat evropiane (Video)

during the Serie A match between AC Milan and AC ChievoVerona at Stadio Giuseppe Meazza on March 4, 2017 in Milan, Italy.

Milani fitoi ndaj Chievos me rezultat 3-1 në Serie A.

Vendasit kontrolluan lojën për 90 minuta dhe kjo ishte një fitore e merituar nga kuqezinjtë.

Goli i parë në takim erdhi nga Carlos Bacca në minutën e 24 dhe ishte një gol i bukur ekipor, por vlen të theksohet se kolumbiani humbi një penallti në minutën e 42-të.

Gettyimages

Të motivuar paksa nga kjo mysafirët barazuan me anë të Jonathan de Guzman nga pika e bardhë në minutën e 43-të dhe me rezultat 1-1 skuadrat shkuan në pushim.

Në skenë doli edhe një herë Bacca i cili në minutën e 70-të i dhe epërsinë Milanit për herë të dytë,  kurse goli i qetësisë erdhi nga Gianluca Lapadula në minutën e 82-të.

Gettyimages

Pas kësaj fitore skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella ngjitet në vendin e gjashtë, kurse Chievo vazhdon në pozitën e 11 me 35 pikë.

Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Juventusit. /Telegrafi/