Milani fitoi ndaj Chievos me rezultat 3-1 në Serie A.
Vendasit kontrolluan lojën për 90 minuta dhe kjo ishte një fitore e merituar nga kuqezinjtë.
Goli i parë në takim erdhi nga Carlos Bacca në minutën e 24 dhe ishte një gol i bukur ekipor, por vlen të theksohet se kolumbiani humbi një penallti në minutën e 42-të.
Të motivuar paksa nga kjo mysafirët barazuan me anë të Jonathan de Guzman nga pika e bardhë në minutën e 43-të dhe me rezultat 1-1 skuadrat shkuan në pushim.
Në skenë doli edhe një herë Bacca i cili në minutën e 70-të i dhe epërsinë Milanit për herë të dytë, kurse goli i qetësisë erdhi nga Gianluca Lapadula në minutën e 82-të.
Pas kësaj fitore skuadra e drejtuar nga Vincenzo Montella ngjitet në vendin e gjashtë, kurse Chievo vazhdon në pozitën e 11 me 35 pikë.
Ndeshja e ardhshme e klubit nga Milano është ndaj Juventusit. /Telegrafi/