Milani shumë shpejtë është ‘fikur’ pas fitores kundër Juventusit në fundjavë.
Genoa ia ndalin hovin skuadrës së Vincenzo Montellas që e mposhti me rezultat 3-0.
Goli i parë erdhi me të filluar ndeshja që në minutën e 11-të.
Nikola Ninkovic shënoi një gol me kokë pas një harkimi nga e djathta.
Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Genoas.
Për t’ia bërë ndeshjen më të vështirë Milanit u përkujdes Gabriel Paletta që u ndëshkua me kartonë të kuq duke i lënë kuqezinjtë me 10 lojtarë.
Genoa e kishte më të lehtë punën pas kësaj duke shënuar golin e qetësisë në minutën e 80, pas një devijimi të gabuar nga Kucka.
Shpresat e milanezëve i fiku, sulmuesi italian Leonardo Pavoletti që shënoi në minutën e 86-të.
Pas kësaj humbje Milani mbetet në pozitën e dytë me 12 pikë, dy më pak se Juventusi që ka 21 dhe një ndeshje më pak të Zhvilluar. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=WtMqDmt1Jbw&feature=youtu.be&a
https://twitter.com/IFTV_Official/status/791014969668173824