Bordi i Milanit do të tubohet nesër për të diskutuar me aksionarët shitjen e klubit.
Klubi do tu shitet kinezëve të Sino-Europe Sports.
Sipas calciomercato.com dhe MilanNews, raportohet se klubi ka ftuar aksionarët për mbledhjen zyrtare.
Mbledhja e parë me kompaninë blerëse është ftuar për 1 mars dhe e dyta për 3 mars, pastaj do të shitet klubi.
Klubi Rossonerët është në pronësi të Fininvest, me 99.94 për qind të aksioneve.
Këto mbledhje të muajit mars do ta zyrtarizojnë shitjen e klubit te kinezët. /Telegrafi/