Me rezultat 3-2, Milani ka fituar përballë ekipit norvegjez, Bodo/Glimt, për ta vazhduar aventurën në Ligën e Evropës.
Ishin mysafirët ata që shënuan të parët përmes Kasper Junker (15’) duke e zhbllokuar rezultatin në San Siro.
Mirëpo, nuk zgjati shumë (16’) dhe Hakan Calhanoglu i barazoi shifrat pas asistimit nga Ismael Bennacer.
Rossonerët e kthyen rezultatin në favor të tyre në gjysmën e parë (32’) me golin e Lorenzo Colombo, ndërsa këtë herë Calhanoglu ishte në rolin e asistuesit.
Mesfushori turk ishte sërish në shënjestër në fraksionin e dytë të lojës (52’) duke shënuar golin e tretë me asistimin e Samuel Castillejo.
Vizitorët nuk ua bënë të lehta minutat e fundit nikoqirëve, pasi që e shënuan edhe golin e dytë me anë të Jens Hauge (55’).
Megjithatë, Milani arriti ta ruante epërsinë deri në fund dhe vazhdoi në fazën e barazhit, ku do ta kërkojë kualifikimin në fazën grupore në përballjen ndaj Rio Ave. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheFS_Live/status/1309203003354816512
https://twitter.com/TheFS_Live/status/1309204173007785985
https://twitter.com/TheFS_Live/status/1309207976524251136
https://twitter.com/TheFS_Live/status/1309216239756234759
https://twitter.com/TheFS_Live/status/1309217416317153283