Telegrafi

Milani tregon gjendjen e Theo Hernandez pas lëndimit të pësuar

Theo Hernandez iu bashkua javë më parë Milanit nga Real Madrid.

Mbrojtësi i majtë francez nuk e ka nisur siç është më së miri aventurën te Milani, pasi ka pësuar menjëherë një lëndim.

Ishte minuta e 41-të e ndeshjes miqësore me Bayern Munich, ku Hernandez u lëndua pas një ndërhyrje nga bashkëkombësi i tij Benjamin Pavard.

Milan ka njoftuar se lojtari do të jetë jashtë fushave për rreth tri javë.

“Theo Hernandez i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në kavlijen dhe është vënë re një dëmtim në ligament”.

“Ai do t’i nënshtrohet testeve tjera mjekësore pas dy javëve, për të parë se sa serioz është lëndimi”, thuhet në njoftimin e klubit kuqezi.

21-vjeçari iu bashkua Milanit këtë verë nga Real Madrid për një shumë 20 milionë euro. /Telegrafi/