Site icon Telegrafi

Milani tregon forcën, fiton në udhëtim te Genoa

Genoa - Milan (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Milani ka fituar në udhëtim te Genoa me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të Serie A.

Skuadra e Gennaro Gattusos ka vazhduar serinë pozitive në kampionat, pasi nga tri ndeshjet e fundit ka një barazim dhe dy fitore.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat, por me raste më të mira të vendasve.

Rasti më i mirë në këta 45 minuta ishte ai i Goran Pandev (32′), goditja e të cilit u prit nga Gianlugi Donnarumma dhe ai i Lucas Paqueta (45′), i cili goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, Rossonerët treguan krejtësisht tjetër fytyrë, duke qenë më të rrezikshëm dhe duke shënuar dy gola.

Në minutën e 72-të erdhi goli i parë i ndeshjes dhe ishte Fabio Borini, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Fabio Borini.

Pas këtij goli në skenë doli edhe ylli spanjoll, Suso, që arriti të shënoj në minutën e 83-të për 2-0 duke vulosur fitoren dhe rezultatin përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Milani e sheh veten në pozitën e katërt me 34 pikë, ndërsa Genoa renditet e 14-të me 20 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Rossonerët luajnë në shtëpi ndaj Napolit, ndërsa Genoa udhëton te Empoli. /Telegrafi/

https://twitter.com/TeamMilanAC/status/1087375912813899778

 

Exit mobile version