Telegrafi

Milani të ofrojë 20 milion funte për Vidic?

Serbi është i pari në listën e gjatë të dëshirave të Gallianit pas një sezoni katastrofal të Rossonerëve.

“Milani e ka bërë Vidicin top-prioritet. Vidic është caku i tyre, por nëse United nuk dëshiron ta shesë atë, atëherë kjo është çështje tjetër”, i ka thënë një burim gazetës The Daily Star.

Drejtuesit e Milanit që pas shkatërrimit nga United prej 7-2 në Ligën e Kampionëve janë në kërkim të një mbrojtësi të ri, që të jetë partner i Thiago Silvas në mbrojtjen kuqezi. /Telegrafi/