Drejtori i ri i Milanit, Marco Fassone ka siguruar se pronarët e rnij dëshirojnë një Milan shumë të fortë.
Yonghong Li ka investuar te klubi Rossoner dhe me të ardhur ka angazhuar ish-drejtorin e Interit, i cili tash thotë se Rossonerët do të jenë shumë të fortë.
“Ne kemi lexuar pak gjëra konfuze në gazeta. Me rëndësi është se ky është një sinjal i rëndësishëm për të ardhmen. Që nga takimi i parë i aksionerëve ne kemi battur pronësinë”.
“Ne do të kemi një aktivitet transferues rreth 120 milionë eurosh i cili do të financohet nga pronësia e re, kurse bilandi i vet klubit nga të ardhurat do të jetë sërish në humbje”.
“Këto humbje do të mbulohen sërish nga pronarët. Kjo na lejon që të flejmë të qetë dhe të dërgojmë një sinjal të një menaxhmenti që dëshiron të investojë”.
“Milani kështu do të jetë shumë më i fortë vitin tjetër”, deklaroi Fassone. /Telegrafi/