Venezia dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të në Serie A.
Rossonerët janë mysafir të Venezias në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në Stadio Pierluigi Penzo me fillim nga ora 12:30.
Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për ta marrë pozitën e parë së paku përkohësisht.
The table is set for our lunchtime match 😋#VeneziaMilan #SempreMilan pic.twitter.com/aOi1donIPE
— AC Milan (@acmilan) January 9, 2022
Në anën tjetër, vendasit janë në formë të dobët dhe do të ishin të kënaqur edhe me një pikë.
Trajnerët e të dyja ekipeve kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër mungesave të shumta.
Venezia: Romero; Mazzocchi, Svoboda, Ceccaroni, Haps; Cuisance, Ampadu, Busio; Aramu, Henry, Okereke
Milan: Maignan; Florenzi, Kalulu, Gabbia, Theo Hernandez; Tonali, Bakayoko; Saelemaekers, Brahim Diaz, Leao; Ibrahimovic
/Telegrafi/