Salernitana dhe Milani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Serie A.
Rossonerët luajnë në udhëtim te Salernatina në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në stadiumin ‘Stadio Arechi’ në ora 20:45.
Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje pas dy fitoreve radhazi dhe synon të tretën për të mbajtur vendin e parë në tabelë.
Almost set for #SalernitanaMilan 🤩#SempreMilan pic.twitter.com/FOBdSwsatV
— AC Milan (@acmilan) February 19, 2022
Në anën tjetër, vendasit kanë dy barazime radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive për të shpresuar ngjitjen në tabelë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Salernitana: Sepe; Mazzocchi, Dragusin, Fazio, Ranieri; L Coulibaly, Radovanovic, Kastanos; Ribery; Djuric, Bonazzoli
Milan: Maignan; Calabria, Tomori, Romagnoli, Theo Hernandez; Tonali, Bennacer; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud
/Telegrafi/