Milani dhe Empoli kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Serie A.
Rossonerët janë nikoqir të Empolit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në San Siro me fillim nga ora 20:45.
Ekipi i Stefano Piolit vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë dhe pas fitores në udhëtim te Napoli, synon fitoren e radhës për ta betonuar pozitën e parë.
San Siro is ready for #MilanEmpoli 🏟️#SempreMilan pic.twitter.com/kT3lm5ABvA
— AC Milan (@acmilan) March 12, 2022
Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për fitore që 11 ndeshje dhe do të tentojnë befasinë në këtë ndeshje të vështirë.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Te mysafirët nga minuta e parë luajnë dy futbollistët shqiptarë: Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani.
Milan: Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Florenzi; Tonali, Bennacer; Messias, Kessie, Leao; Giroud
Empoli: Vicario; Cacace, S Romagnoli, Luperto, Fiamozzi; Bandinelli, Asllani, Zurkowski; Henderson, Bajrami; Pinamonti
/Telegrafi/