Site icon Telegrafi

Milani sjell trofeun e Ligës së Kampionëve në Shqipëri

Mbërrin në Shqipëri për tifozët e Milanit trofeu i Ligës së Kampionëve i fituar nga klubi kuqezi në finalen e Athinës në sezonin 2006-2007.

Kupa me veshë të mëdhenj u prezantua në ambientet e Supersportit nga përfaqësuesja e Milan Club në Itali, Nuccia Malvestiti, e cila shpjegoi se qëllimi i vizitës së saj është të regjistrojë sa më shumë tifozë të Milanit në vendin tonë.

“Faleminderit për mikpritjen, një përshëndetje nga Italia, rrofshin kuqezinjtë! Unë jam tifozë kuqezi nga koka të këmbët. Për mua është një nder i madh që jam këtu, sepse në Shqipëri ka shumë tifozë të Milanit. Galliani më lejoi që të sillja në tokën tuaj trofeun e Championsit të fituar nga fenomenët tanë në vitin 2007. Ky është trofeu autentik që ekzposohet në muzeun e Milanit bashkë me 6 simotrat. Jam shumë e emocionuar sepse kam rastin t’iu paraqes kopjen autentike”.

Trofeu i Championsit i vitit 2007 do të reklamohet paraditen e kësaj të shtune pranë sheshit Nënë Tereza në kryeqytet gjatë një eventi ku do të shpërndahen kartat e Anëtarësimit të Milan Club Albania, dhe Cuore Rossonero për sezonin e ri.

Presidenti i Milan Club Albania, Elton Guranjaku i ftoi të gjithë fansat kuqezi në vendin tonë të jenë të pranishëm në këtë ngjarje të veçantë, pasi do të ketë mundësi të shijojnë nga afër këtë trofe të rëndësishëm si dhe të ndajnë mes tyre historitë e Fun Club në Shqipëri.

Exit mobile version