Pronari i ri i Milanit, Gerry Cardinale, po ecën përpara me planet për të ndërtuar një stadium të ri të të gjithin për kuqezinjtë në zonën La Maura të qytetit, duke marrë një hua për projektin prej 600 milionë euro.
Kryetari i bashkisë së Milanos, Beppe Sala konfirmoi këtë javë se vonesat e pafundme dhe burokracitë kanë shtyrë Milanin dhe Interin të shikojnë vende të tjera për stadiumin e tyre të ri, pasi qeveria dëshiron të bllokojë prishjen e Stadio Giuseppe Meazza.
Surpriza e madhe ishte se pas disa vitesh pune së bashku në projektin e një arene të re të përbashkët, të dy klubet tani janë gati të ndahen dhe të krijojnë stadiumet e tyre të veçanta.
Milani ishte i pari që u shkëput, pasi pronari i ri Cardinale dhe RedBird janë të etur për të nisur punën sa më shpejt të jetë e mundur, duke punësuar CAA Icon si konsulentë për të gjetur investitorë të rinj për një marrëveshje kredie.
Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, plani është që të ndërtohet një stadium 60-70,000 vendesh në zonën La Maura të qytetit.
Kostoja do të ishte rreth 600 milionë euro dhe dizajnet duhet të fillojnë nga e para, pasi projekti i ‘katedrales’ nga Populous u la në sirtar.
Stadio da 600 milioni e un partner top: il piano di Cardinale #Milan https://t.co/NYQaUteyA0
— La Gazzetta dello Sport (@Gazzetta_it) March 4, 2023
Edhe këtu, Milano përballet me sfida serioze, pasi tashmë tre këshilltarë të qytetit kanë paraqitur një mocion për të bllokuar zhvillimin në zonën Parco Agricolo Sud të qytetit me qëllim mbrojtjen e mjedisit.
“Është e papranueshme që investitorët privatë të mendojnë se mund të ndërtojnë një stadium me 70,000 vende”, ka thënë këshilltari Enrico Fedrighini.
Interi duket se po shikon drejt zonës së Assagos, ku tashmë ka një qendër të madhe tregtare dhe arenë të brendshme për koncerte. /Telegrafi/