Telegrafi

Milani shtanget në fillimin e pjesës së dytë, PSG dyfishon epërsinë

Pjesa e dytë ka filluar shumë më mirë për PSG-në që ka arritur ta shtojë epërsinë ndaj Milanit në 2-0.

Pas një pjese të parë me PSG-në që ishte më e mirë edhe e dyta ka filluar njëjtë. PSG e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi me golin e shënuar nga Kylian Mbappe.

Me të filluar pjesa e dytë Ousmane Dembele arriti të shënojë për 2-0, por goli i tij u anulua nga VAR për një faull në fillim të aksionit.

Por nuk vonoi shumë dhe Randal Kolo Muani në minutën e 53-të shënoi për 2-0.

Një epërsi e rëndësishme e PSG-në në këtë përballje me Milanin. /Telegrafi/