Roberto Pruzzo beson se Milani mund të kishte përdorur paratë më mirë për të blerë një sulmues më të mirë se Nikola Kalinic dhe Andre Silva.
Ish-ylli i Genoas, Romës dhe Fiorentinas, Pruzzo ka dhënë pikëpamjen e tij përpara Derby della Madonnina të së dielës ndaj Interit se cili sulmues do të luaj.
Sipas Pruzzos, Milani i ka shpenzuar paratë në mënyrë të keqe pasi ka mundur ta blej një sulmues të madh në vend të Kalinisit dhe Silvas.
“Me paratë e shpenzuara për të blerë këta dy, ata mund t’i përdoreshin ato për të blerë një sulmues më të mirë se të dy, Kalinic dhe Andre Silva”, ka thënë Pruzzo Radio Radio.
“Me blerjen e një sulmuesi më të mirë, ata do shmangshin në të njëjtën kohë problemin se kush do të luajë çdo fundjavë”
“Këtu kthehemi tek problemi që Milani nxituan në tregun e transferimeve për të nënshkruar çdo lojtar që ishte i disponueshëm, pa pasur një ide të qartë se çfarë do të nevojitet vërtet ekipit”.
“Në Derby della Madonnina mendoj se duhet të luaj Andre Silva. Montella nuk ka nevojë të ndryshoj qendërsulmuesin çdo javë”, përfundoi ish-lojtari italian.
Ndryshe, transferimet e Milanit i ka kritikuar para disa ditëve edhe ish-presidenti i klubit Silvio Berlusconi. /Telegrafi/