Telegrafi

Milani shkarkon ata që e zbuluan Donnarummën

Ristrukturimi i stafit të Milanit pasi pronarët kinezë morën kontrollin e klubit ka filluar dhe nuk po kursen askënd.

Këtu përfshihen edhe persona që kanë ndikuar në zbulimin e dy “xhevahirëve” të kuqezinjve, portierit Gianluiggi Donnarumma dhe mesfushorit Manuel Locatelli.

Kështu, Mauro Bianchessi nuk është më përgjegjës për aktivitetin thelbësor dhe vëzhgimin e talenteve te Milani U-14.

Ai u shkarkuar nga puna pas një bisede që pati me drejtuesit gjatë pasdites së sotme.

Bashkë me të është larguar nga puna edhe Antonella Costa, përgjegjëse e koordinimit të veprimtarisë së sektorit kuqezi të të rinjve. /Telegrafi/