Telegrafi

Milani shihet si favorit, por Bologna nuk heq dorë nga Ibrahimovic

Bologna është mjaftë e interesuar në transferimin e Zlatan Ibrahimovicit në afatin kalimtar të janarit.

Sipas asaj që raporton La Gazzetta Dello Sport, skuadra italiane po e kërkon me ngulm transferimin e sulmuesit suedez.

Ibrahimovic ditë më parë ka bërë të ditur se po largohet nga La Galaxy, derisa kontrata e tij skadon më 31 dhjetor të muajit të ardhshëm.

Ibra Kadbra po e kërkon po ashtu rikthimin në Evropë, gjersa për të kanë shprehur interesim  edhe skuadra si, Milani dhe Manchester United.

Lexo po ashtu Milani shpreson të transferojë Ibrahimovicin dhe Mandzukicin në janar

Mediu italian bënë më tej të ditur se destinacioni i preferuar i ish-sulmuesit të Barcelonës është Italia dhe gjërat mund të kuptohen shumë shpejtë.

Rossonerët duan që t’i marrin shërbimet e suedezit për pjesën tjetër të mbetur të sezonit, por që 38-vjeçari kërkon të luajë së paku edhe dy vite. /Telegrafi/