Site icon Telegrafi

Milani shet kupat!

Lajmi i publikuar nga “Corriere della Seria” është i bujshëm.

Në fakt, janë zhdukur dy kupa nga muzeu i “San Siros”. Me saktësisht bëhet fjalë për “Toyota Cup”, trofeu i fituar në Kupën Interkontinentale të 1990-ës nga Frank Rijkard si lojtari më i mirë i finales ku Milan ka mundur ekipin paraguaian të Olimpia Asuncion, dhe për trofeun “Bernabeu”.

Dy kupat kanë qenë duke u shitur nga shtëpia e famshme e ankandeve “Sotheby’s”, por fatmirësisht ka ndërhyrë prokuroria e Milanos që ka bllokuar gjithçka. Dhe po heton drejtorin e muzeut për përvetësim të pronës.

Vlera e “Toyota Cup” nuk i kalon 20.000 eurot, por natyrisht për kuqezinjtë ka vlerë sentimentale, ndërsa trofeu i dytë ka qenë thjesht një vlerësim për pjesëmarrjen.

Klubi kuqezi gjithsesi ka vënë re zhdukjen e tyre dhe, pasi janë shfaqur në katalogun e shtëpisë së ankandeve, është bërë denoncimi në prokurori. Problemi është se personi që zotëron kupat ka deklaruar se i ka blerë ato nga një kompani dhe, duke qenë palë e tretë, me pavetëdije për shkeljen, konsiderohet pronari i ligjshëm. Gjithsesi, për momentin shitja e tyre është bllokuar.

Exit mobile version