Zlatana Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma mund të largohen nga Milani me të përfunduar ky sezon.
Calciomercato raporton se shkaku i reformave në menaxhmentin e klubit italian, mund të ndodhë largimi i dy anëtarëve.
Sipas mediumit italian, Zvonomir Boban është shkarkuar nga drejtori gjeneral Ivan Gazidis, derisa pritet edhe largimi i Paolo Maldinit e Frederic Massaras.
Agjenti i Ibrahimovicit dhe Donnarummas, Mino Raiola është i shqetësuar me lëvizjet që po ndodhin brena Milanit.
Në prill pritej që agjenti italian dhe Rossonerët të bisedonin për kontratën e re të suedezit dhe portierit italian, mirëpo situata mund të ndryshojë.
Lojtarët e tjerë që mund të largohen nga San Siro janë edhe, Alessio Romagnoli dhe Giacomo Bonaventura, derisa në garë për kapitenin e tyre janë Barcelona e Atletico Madridi. /Telegrafi/