Site icon Telegrafi

Milani rivalizon skuadrat e mëdha për Kolo Muanin

Milani është në kërkim të një sulmuesi për vitin e ardhshëm, pasi dy aktualët Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimovic po kanë probleme të mëdha me lëndime.

Emri i ri në listën e drejtorit të Milanit, Paolo Maldini është ai i sulmuesit të ri francez, Randal Kolo Muani.

23-vjeçari ka bërë mjaftë mirë këtë edicion në elitën e futbollit francez Ligue 1, ku ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Muani është futur në vitin e fundit të kontratës me Nantes dhe nuk ka pranuar rinovimin, që do të thotë se synon të largohet i lirë në verë.

Bayern Munich, Arsenal, Tottenham Hotspur dhe Borussia Dortmund janë skuadrat e tjera që po interesohen për transferimin e francezit.

Gjithsesi Milani po shihet si favorit, pasi Maldini ka pasur kontakte edhe në verën e këtij viti me lojtarin. /Telegrafi/

Exit mobile version