Site icon Telegrafi

Milani rinovon partneritetin me kompaninë Puma

Milani ka njoftuar sot (e mërkurë) një “zgjatje afatgjatë” të partneritetit të tyre me markën sportive Puma.

Puma ka qenë prodhuesi i fanellave të kuqezinjve që nga viti 2018 dhe, si zgjerim, klubi lansoi “Puma House of Football” – një qendër stërvitore për të ndihmuar brezat e ardhshëm në klub.

Partneriteti i mirë mes palëve ka bërë që klubi kuqezi dhe kompania e njohur sportive ta vazhdojnë bashkëpunimin edhe për shumë vite.

https://twitter.com/acmilan/status/1542061058004844545

“Jemi jashtëzakonisht krenarë që vazhdojmë në këtë rrugëtim me partnerin tonë të gjatë Puma, partneri ynë kryesor që nga viti 2018”.

“Me kalimin e viteve, puna krah për krah me Puma-n na ka lejuar të ndërtojmë një partneritet solid dhe autentik të bazuar në performancën, kulturën e futbollit dhe vlerat e përbashkëta, gjithmonë me një qëndrim progresiv”.

“Jemi të ngazëllyer për të filluar këtë kapitull të ri në marrëdhënien tonë, i cili do të fokusohet fuqishëm në zhvillimin e futbollit të femrave dhe gjeneratës së ardhshme të talenteve, të cilat të dyja janë në përputhje të përkryer me vizionin tonë për klubin”, ka thënë drejtori i Milanit, Ivan Gazidis.

Para partneritetit të tyre me markën Puma, Milani kishte përdorur Adidasin si prodhuesin e fanellave të tyre nga 1998 deri në 2018.

Megjithëse Milani fitoi Ligën e Kampionëve dy herë dhe Serien A në tre raste gjatë partneritetit të tyre 20-vjeçar me Adidas, pasuria e tyre u përkeqësua disi drejt fundit të marrëveshjes së tyre.

Që nga partneriteti me Puma, kuqezinjtë janë rikthyer në Ligën e Kampionëve për herë të parë në gjashtë vjet dhe kanë fituar Scudetton e tyre të parë në më shumë se një dekadë.

Para marrëveshjes 20-vjeçare me Adidas, fanellat e Milanit ishin prodhuar nga prodhuesit sportiv italian Lotto nga viti 1993 deri në 1998. Adidas kishte prodhuar gjithashtu fanellat e klubit nga viti 1990 deri në 1993. /Telegrafi/

Exit mobile version