Milani ka shënuar fitore me rezultat 5-1 ndaj Cagliarit në ‘San Siro’ në kuadër të xhiros së 36-të në Serie A.
Pjesa e parë i takoi ‘Rossonerëve’ të cilët patën një dominim të lehtë në aspektin e posedimit dhe rasteve, ku edhe arritën që të gjejnë golin e parë.
Ismael Bennacer në minutën e 36-të shënoi për rezultatin 1-0 pas një topi të kthyer nga mbrojtësi kundërshtar.
Pjesa e dytë i takoi në tërësi vendasve të cilët arritën që të shënojnë edhe katër gola të tjerë, ndërsa mysafirët krejt çfarë mund të bënin ishte ‘goli i nderit’.
So far, so good 👍#MilanCagliari #SempreMilan
Brought to you by @Acqua_Lete pic.twitter.com/UYqGy4Ych2— AC Milan (@acmilan) May 11, 2024
Për të dyfishuar epërsinë e Milanit në këtë ballafaqim u përkujdes Christian Pulisic (59’) i cili në një situatë ballë për ballë portierit nuk dështoi për rezultatin 2-0.
Mysafirët menduan se u rikthyen në lojë kur arritën që të zbutin shifrat me anë të Nahitan Nandez (63’) i cili shënoi për rezultatin 2-1.
Deri në përfundim të ndeshjes Milani arriti që të gjejë rrugën e rrjetës edhe në tri raste, duke u rikthyer tek fitoret pas tri ndeshjeve pa rezultat pozitiv.
Tijjani Reijnders shënoi nga distanca për rezultatin 3-1 në minutën e 74-të, ndërsa pas tij shënuan Ismael Bennacer (83’) për rezultatin 4-1 dhe Christian Pulisic (87’) për rezultatin 5-1.
Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e 74 pikëve të grumbulluara dhe mban vendin e dytë në tabelë me 18 pikë më pak se lideri Interi që ka 92 sosh./Telegrafi/