Telegrafi

Milani rikthehet te fitorja, mposht lehtësisht Bolognan

Milan është kthyer te fitoret në Serie A, teksa ka mposhtur Bolognën me rezultat të pastër 2-0.

Rossonerët në këtë ndeshje vinin pas barazimit 1-1 në udhëtim te Atalanta dhe dhuruan një shfaqje të mirë duke marrë me plot meritë tri pikët.

Vetëm pas 21 minutave lojë erdhi goli i parë në San Siro nga kampioni italian.

Talenti i madh belg, De Ketelaere dhuroi një asist për Rafael Leaon i cili pasi u fut në zonë me një gjuajte të bukur realizoi për 1-0.

Përkundër disa rasteve tjera të mira shënimi, gola më nuk pati në pjesën e parë dhe 45 minutat e para u mbyllën me epërsinë minimale të kuqezinjve.

Kampioni në fuqi i Italisë vazhdoi dominimin edhe në fraksionin e dytë të ndeshjes, ku në minutën e 58-të shënuan për 2-0.

Rafael Leao asistoi për mrekulli te sulmuesi francez Olivier Giroud që shënoi një gol edhe më të bukur për dyfishimin e rezultatit.

Deri në fund të ndeshjes dy skuadrat kishin disa raste tjera shënimi, por rezultati më nuk ndryshoi dhe Milani arkëtoi tri pikë të reja.

Me këto tri pikë, Milan ngjitet në krye të Serie A me shtatë sosh të grumbulluara, derisa Bologna mbetet në vendin e 17 me vetëm një pikë pas tri ndeshjeve.

Ndeshjen e ardhshme Milani do ta zhvilloj në udhëtim te Sassuolo, derisa Bologna pret Salernitanën. /Telegrafi/

https://twitter.com/DiavoloFR/status/1563618204865421314?s=20&t=cqyaWUOjVxTBgQYux2tVgA