Mbrojtësi argjentinas, Mateo Musacchio është përsëri në listën e Milanit.
Skuadra italiane e ka kërkuar edhe gjatë afatit kalimtar të verës por nuk arriti ta transferojë atë.
Anëtari i skuadrës spanjolle Villareal e dëshironte me çdo kusht Milanin mirëpo ishte klubi aktual i tij që ndërpreu negociatat.
Milani tani kërkon ta bëjë një ofertë tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit për transferimin e mbrojtësit.
26-vjeçari besohet se do t’i bashkohet Milani për një shumë rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/