Telegrafi

Milani i ri e nis me fitore, mposht bindshëm Luganon (Video)

Milani i ri me shumë blerje ka fituar ndeshjen e parë para sezonale kundër zviceranëve të Luganos me rezultat 4-0.

Hakan Calhanoglu, Ricardo Rodriguez, Franck Kessie, Fabio Borini dhe Mateo Musacchio debutuan me fanellën kuqezi.

Vincenzo Montella u nda i kënaqur me lojën e skuadrës.

Golat i shënuan Patrick Cutrone, Giovanni Crociata, Jose Ernesto Sosa dhe Gustavo Gomez.

“Jam i kënaqur me qëndrimin e lojtarëve dhe motivin e tyre”.

“Jemi duke punuar shumë ndryshe nga sezoni i shkuar dhe ardhjet e reja janë në formë të mirë dhe e treguan edhe në ndeshje. Si start, jam i kënaqur’, tha Motenalla pas ndeshje. /Telegrafi/


Formacioni i Milanit: Storari (Gabriel 46), Abate (De Sciglio 46), Paletta (Zapata 46), Musacchio (Gustavo Gomez 46), Ricardo Rodriguez (Antonelli 46), Kessie (Zanellato 46) (Gabbia 86), Montolivo (Mauri 46), Bertolacci (Sosa 46), Borini (Crociata 46) (Simic 86), Cutrone (Bacca 46), Calhanoglu (Niang 46).