Telegrafi

Milani regjistron 146 milionë euro humbje për edicionin e shkuar

Këshilli i Administrimit të Milanit ka bërë publik bilancin për periudhën korrik 2018-qershor 2019, ku bie në sy një humbje prej 145.9 milionë euro.

Kjo humbje është për 20 milionë euro më e lartë se ajo e një viti më parë, kur klubi zotërohej nga kinezi Li Yonghong.

Ky ishte viti i parë fondit Elliot në drejtimin e kuqezinjve, ndërsa humbjet kanë shkuar përtej parashikimeve optimiste, që prisnin një minus prej jo më shumë se 100 milionë eurosh dhe tani drejtuesit duhet të mendojnë një tjetër strategji.

Milani (Foto: Paolo Rattini/Getty Images/Guliver)

Në bilanc vihet re se shpenzimet janë rritur me 5.1 % ndërsa të ardhurat në arkat e klubit kanë rënë me 6.1 %, kjo edhe për shkak të mungesës së pjesëmarrjes në garat evropiane, që ka sjellë largimin e disa sponsorëve.

Vera e 2018-ës dhe janarin e 2019-ës, kuqezinjtë kanë shpenzuar 153.1 milionë euro për blerjen dhe huazimin e lojtarëve, ndërsa kanë arkëtuar vetëm 49.9 nga shitjet e futbollistëve.

Zvonimir Boban e Paolo Maldini. (Foto/Getty Images)

Raporti konfirmon se situata ekonomike në klubin e Milanit nuk është aspak e mirë nëse nuk arrijnë ta kapin Ligën e Kampionëve, duhet t’i shes dy apo tre futbollistë të rëndësishëm verën e ardhshme. /Telegrafi/