Telegrafi

Milani refuzon ofertat për Huntelaar

Huntelaar së fundi tha se ai dëshiron të largohet nga Milani në formë huazimi në një ekip ku do të gjejë vend në formacionin e parë, derisa dëshiron të sigurojë vend për në Kupën Botërore.

Por La Repubblica thotë se Milani tashmë ka refuzuar negociatat me Arsenalin dhe Liverpoolin për Huntelaar dhe se nuk do të lejojë që holandezi të largohet para fundit të sezonit./Telegrafi/