Telegrafi

Milani refuzon Beckhamin

Sky Italia shkruan se kampi i Beckham i është drejtuar Milanit për një mundësi të tretë me Rossonerët këtë sezon.

Por, pas një analize të kujdesshme, zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, e ka refuzuar ofertën.

Legjenda e Manchester United dhe Real Madrid, Beckham, pritet këtë javë të zbulojë destinacionin e tij të radhës. /Telegrafi/