Site icon Telegrafi

Milani reagon me donacion në mbështetje të iniciativës kundër coronavirusit

Tashmë edhe zyrtarisht është marrë vendimi për të suspenduar Serie A-n deri më 3 prill shkaku i coronavirusit që ka kapluar Italinë.

Qeveria italiane vendosi që të mbyllë të gjithë vendin në karantinë, duke i anuluar të gjithë aktivitetet dhe evenimentet sportive.

Pas këtij vendimi, Milani ka reaguar me një donacion në mbështetje të iniciativë kundër Covid-19, në mënyrë që t’i lehtësojë shtetit në luftimin e virusit vdekje prurës, duke ofruar 250 mijë euro.

Lexo po ashtu Zyrtare: Serie A suspendohet shkaku i coronavirusit

Drejtori gjeneral i Rossonerëve, Ivan Gazidis ka thënë se disa gjëra në jetë janë më të rëndësishme se futbolli, duke kontribuuar kështu me një donacion.

“Ka disa gjëra në jetë më të rëndësishme se futbolli. Në një kohë ku të gjithë ne duhet të kemi kujdes, duhet të veprojmë me një përgjegjësi të lartë dhe t’i dëgjojë këshillat e autoriteteve”, ka thënë ai.

Lexo po ashtu Serie A e suspenduar: Çfarë ndodhë tani e tutje?

“Milani është më shumë se një klub dhe jemi në dijeni se tifozët tanë po kalojnë nëpër kohë të vështira. Kështu që kemi vendosur të japim një kontribut në mënyrë që të mbrojmë shëndetin e të gjithëve”, ka shtuar më tej Gazidis.

Serie A nuk do të rikthehet deri më 3 prill, por që mund të vazhdohet e njëjta situatë nëse situata nuk ka ndryshuar. /Telegrafi/

Exit mobile version