Site icon Telegrafi

Milani publikon listën e lojtarëve për ndeshje ndaj Shkëndijës, përfshihen Bonucci dhe Biglia

Milani ka përfshirë Leonardo Bonuccin dhe Lucas Biglian në skuadrën e tyre për ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Shkëndijës.

Garancitë e papaguara bankare penguan Bonuccin dhe Biglian të marrin pjesë në kualifikimin e raundit të tretë të Milanit kundër CSU Craiova.

Si pasojë, dyshja e sapo-nënshkruar nga Rossonerët u desh të pres për debutimin e tyre zyrtar në ndeshjet ndërkombëtare.

Lexo po ashtu Zyrtare: Ndryshon orari për ndeshjen Shkëndija – Milan

Tani ka ardhur konfirmimi se mbrojtësi dhe mesfushori mund të bëjnë debutimin e tyre zyrtar për kuqezinjtë që nga e enjtja e ardhshme, kur luhet ndeshja e parë në Shkup të Maqedonisë.

Lista A: Ignazio Abate, Luca Antonelli, Lucas Biglia, Giacomo Bonaventura, Leonardo Bonucci, Fabio Borini, Andrea Conti, Hakan Calhanoglu, A.Donnarumma,  Gomez, Franck Kessie, Jose Mauri, Ricardo Montolivo, Mateo Musacchio, Mbaye Niang, Gabriel Paletta, Ricardo Rodriguez, Alessio Romagnoli, Andre Silva, Jose Sosa, Marco Storari, Suso, Cristian Zapata

Lista B: Davide Calabria, Cutrone, Gianluigi Donnarumma, Gabbia, Guarnone, Manuel Locatelli, Zanellato   /Telegrafi/ 

Exit mobile version