Milani thuhet se është i gatshëm që t’i vazhdojë kontratën Zlatan Ibrahimovicit.
Rossonerët janë të kënaqur me formën e sulmuesit suedez dhe duan që ai të qëndrojë për së paku edhe një sezon në San Siro.
38-vjeçari u transferua në janar si lojtar i lirë te Milani, pasi kontrata e tij me La Galaxyn përfundoi më 31 dhjetor të viti të kaluar.
Tuttosport raporton se skuadra italiane është e lumtur me impaktin që ka bërë Ibra Kadabra në lojën e tyre dhe duan të vazhdojnë bashkëpunimin.
Në marrëveshjen e tyre aktuale është paraparë se nëse skuadra arrin të rikthehet në Ligën e Kampionëve, sulmuesi do të qëndrojë.
Nëse nuk ndodhë një gjë e tillë, Ibrahimovic mund të largohet, mirëpo duket se një gjë e tillë nuk do të ndodhë dhe ai do të vazhdojë qëndrimin te Milani. /Telegrafi/