Site icon Telegrafi

Milani pritet t’i kthehet stërvitjeve të enjten ose të premten

Milani pritet të rifillojë stërvitjen deri të premten e ardhshme pasi lojtarët e tyre përgatiten të kalojnë testin e coronavirusit.

Klubet e Serie A mund të rikthehen në punë nga e hëna (nesër), pasi qeveria italiane vendosi të pranojë kërkesën e klubeve dhe federatës.

Shumë klube italiane tashmë kanë zyrtarizuar rikthimin në stërvitja nga 4 maji si Roma, Parma, Sassuolo dhe Bologna, ndërsa tani edhe Milani po bën planin.

Lexo po ashtu Klubeve nga Serie A u lejohen stërvitjet nga e hëna e javës së ardhshme

Sipas mediumeve Tuttomercatoweb dhe Calciomercato.com skuadra e Milanit së pari do të testohet për Covid-19 para rikthimit në stërvitje.

Testimi duhet të zgjasë deri të martën, përpara një rikthimi në stërvitje të enjten ose të premten e javës së ardhshme.

Lexo po ashtu Interi dhe Napoli përgatisin rikthimin në stërvitje

Tani për tani, stërvitjet në Milano do të kufizohen në seanca individuale në fushat në natyrë.

Edhe Interi dhe Napoli u raportua se tashmë janë duke u përgatitur për t’i kthyer stërvitjeve nga java e ardhshme. /Telegrafi/

Exit mobile version