Milani ka zbuluar fanellat e tyre Puma të cilat do t’i vesh si mysafirë në sezonin 2019-20, dhe të cilat janë në përputhje me traditën.
Duke vazhduar trendin e viteve të mëparshme, Milani do të vazhdon të vesh një fanellë të bardhë gjatë sezonit.
Fanella përfshin një shirit të kuq në shpatullën e majtë, një shirit të zi në shpatullën e djathtë dhe një flamur të vogël italian në anën e pasme.
The Lucky One 🍀
How to look 💯 on away days#NewLevels @pumafootball pic.twitter.com/3MFllkwajX— AC Milan (@acmilan) July 26, 2019
Pantallonat e shkurtra janë të bardha, ashtu siç janë edhe çorapët, të cilat kanë një brez të kuq dhe të zi.
Kjo fanellë do të vishet për herë të parë gjatë përballjes së radhës së International Champions Cup me Benficën të dielën. /Telegrafi/
AC Milan's new away kit is here 🇮🇹 pic.twitter.com/iQzl38Pgjk
— B/R Football (@brfootball) July 26, 2019