Telegrafi

Milani pret që Maignan të jetë gati kundër Tottenhamit

Milani ka marr një lajm të mirë, pasi portieri Mike Maignan ka treguar përparim të konsiderueshëm në testet e sotme dhe është në rrugën e duhur për të rikthyer kundër Tottenham Hotspur.

Kuqezinjve u ka munguar portieri i tyre në pjesën më të madhe të sezonit për shkak të problemeve të ndryshme të dëmtimeve, ku humbi edhe Kupën e Botës pas lëndimit në shtator.

Një deklaratë e lëshuar nga stafi mjekësor i Milanit për Sky Sport Italia, konfirmon se është parë përparim në rikuperimin e tij dhe ai do të vazhdojë trajtimin e planifikuar.

Objektivi për Maignan dhe trajnerin Stefano Pioli është që ai të jetë gati për të luajtur në fazën e 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve kundër Tottenham.

Maignan ishte në gjendje të bënte vetëm nëntë paraqitje konkurruese për Milanin deri më tani këtë sezon midis Serisë A dhe Ligës së Kampionëve, më e fundit kundër Napolit më 18 shtator.

Milani do të përballet me Tottenhamin në Ligën e Kampionëve në San Siro më 14 shkurt, më pas do të luajë ndeshjen e dytë në Londër më 8 mars. /Telegrafi/