Telegrafi

Milani me president të ri, largohet edhe Fassone

MILAN, ITALY - MAY 20: Nikola Kalinic of AC Milan celebrates his goal with his team-mates during the serie A match between AC Milan and ACF Fiorentina at Stadio Giuseppe Meazza on May 20, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ndryshime rrënjësore te gjiganti italian Milan.

Fryma kineze është larguar nga Kuqezinjtë përfundimisht pasi një gjë të tillë u kërkua nga asambleja e aksionarëve të Milanit.

Asambleja e aksionerëve të Milanit ka shkarkuar nga detyrat  Li Yonghong, David Han Li, Lu Bo dhe Xu Renshuo.

Milani ka tani bord të ri drejtues, ku në krye të tij do të jetë si president Paolo Scaroni, me pjesën tjetër të bordit që përbëhet nga Marco Patuano, Franck Tuil, Giorgio Furlani, Alfredo Craca, Salvatore Rim, Gianluca D’Avanzo dhe Stefano Cocirio.

Mr Lee dhe Marco Fassone nuk do të jenë më pjesë e Milanit. (Getty Images)

Gjithashtu nga detyra e tij si administrator i klubit është larguar edhe Marco Fassone.

Italiani është konsideruar si fajtor për administrimin e gabuar të investitorëve kinez te Milani.

“Është një nder për mua që do të jem në krye të Milanit, një klub futbolli kaq i madh. Jam i lumtur që ndodhem këtu”, ka thënë Scaroni, pasi morri pozitën e presidentit të klubit.

Gennaro Gattuso (Getty Images)

Ende mbetet në dyshim e ardhmja e Massimiliano Mirabellit, ndërsa trajneri Gennaro Gattuso është konfirmuar edhe nga bordi i ri drejtues.

Ky bord i ri, i cili do të qëndrojë në detyrë deri më 30 qershor 2020. /Telegrafi/