Site icon Telegrafi

Milani po shitet

Corriere dello Sport në Itali ka dhë n jë lajm të madh pasi Silvio Berlusconi është bindur dhe ka vendosur të shesë Milanin.

Pronari i klubit kuqezi nuk ka më dyshime dhe ka pranuar të shesë klubin, me marrëveshjen zyrtare që do të firmoset këtë fundjavë.

Bëhet fjalë për një marrëveshje me bazën e 700 milionë eurove dhe brenda pak ditësh Milani do të bëhet me pronarë kinezë, gjithnjë nëse Berlusconi nuk i bie pishman, apo historia nuk del si ajo e Mr. Bee.

Kinezët duan 70% të klubit që tani dhe pjesën tjetër brenda një viti.

Ndërkaq, La Repubblica identifikon edhe blerësit e rinj: bëhet fjalë për një grup financiar drejtuar nga Jack Ma, mbreti i tregtisë online në Kinë (themelues i sitit të famshëm Alibaba) dhe bashkëpronar i klubit Guangzhu Evergrande, që po dominon futbollin kinez dhe atë aziatik këto vitet e fundit.

Sipas të përditshmes italiane, Ma ka ndërmend të ndërtojë një stadium të ri, të tërin për Milanin, si dhe në stafin drejtues do të bëjë pjesë edhe Marcelo Lippi.

Exit mobile version