Telegrafi

Milani po e ndërprenë kontratën me Ivan Strinic

Mbrojtësi i majtë i Milanit, Ivan Strinic, thuhet se ka arritur marrëveshje mbi përfundimin e kontratës së tij.

Sipas Sky Sport Italia, vendimi i papritur për ta ndërprerë kontratën është marrë dje në mes të lojtarit dhe klubit.

Mediumi italian më tej bën të ditur se bisedimet janë duke vazhduar, por që lojtari me shumë gjasë do të largohet.

Strinic gjatë prezantimit të tij te Milani

Strinic u bashkua me Milanin nga Sampdoria në verën e kaluar, duke nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, por nuk arriti të bëjë asnjë paraqitje pasi dolën probleme me zemër.

Lexo po ashtu Maldini konfirmon largimin e dy mbrojtësve të Milanit

Ljtari 31-vjeçar për më shumë është i detyruar të largohet nga Rossonerët shkaku i arritjes së Theo Hernandez nga Real Madridi.

Para transferimit së tij në San Siro, finalisti i Kupës së Botës me Kroacinë luajti për Napolin dhe Sampdoria, duke punuar me Marco Giampaolo në këtë të fundit. /Telegrafi/