Portieri i Milanit, Gigio Donnarumma, dëshiron të qëndrojë, ndërsa Rossonerët po luftojnë për të përmbushur kërkesat e tij për kontratën e re.
La Gazzetta dello Sport shkruan se lojtari italian ka vendosur të qëndrojë në “San Siro”, por negociatat mes Milanit dhe agjentit Mino Raiola po vazhdojnë shumë ngadalë.
Gazeta pretendon se agjenti kërkron një kontratë dy-vjeçare, ndërsa hierarkia e klubit kuqezi kërkon të paktën tre vjet në kontratën e re.
Në të njëjtën kohë, drejtuesit e Milanit thuhet se e konsiderojnë kërkesën e portierit për 10 milionë euro në sezon si një kërkesë të tepruar.
Edhe pse është kërkesë e madhe klubi do të mundohet t’ia ofrojë kushtet më të mira që mundet.
Donnarumma ka mbajtur portën tetë herë të paprekur në 21 ndeshje në Serie A këtë sezon, dhe marrëveshja e tij aktuale skadon në qershor.
21-vjeçari, ka 22 paraqitje për Azzurrët, ndërsa ka 231 paraqitje për Milanin që nga debutimi i tij në 2015. /Telegrafi/