Telegrafi

Milani pëson humbje

Takimi i zhvilluar në Stadio Tardini përfundoi me fitoren e vendasve me rezultat minimal prej 1-0.

Heroi i parmanëve ishte bullgari Valeri Bojinov, i cili realizoi në minutën e fundit të kohës së rregullt të ndeshjes.

Pas kësaj humbjeje, Milani mbetet katër pikë prapa liderit Inter, ndërsa ka pikë të barabarta me Romën, duke qenë se të dyja këto skuadra shënuan fitore në kuadër të xhiros së 30-të në Serie A. /Telegrafi/