Milani ka barazuar në ndeshjen e dytë radhazi në kampionatin italian Serie A.
Rossonerët nuk kanë mundur më shumë se të marrin një pikë nga udhëtimi në Genoa, duke luajtur baras 2-2.
Pjesa e parë përfundoi ashtu siç filloi me rezultat të barabartë 0-0.
Ndërkohë në pjesën e dytë dy skuadrat shpërthyen duke luajtur lojë më sulmuese e duke krijuar raste të shumta shënimi.
Sulmuesi italian Mattia Destro realizoi dy gola për vendasit, teksa Daniele Calabria e Piere Kalulu realizuan për Milanin.
Ishte një ndeshje me shumë raste të mira shënimi, por në fund dy skuadrat u desh të kënaqen me nga një pikë.
Përkundër barazimit, Milani vazhdon ta mbajë pozitën e parë në tabelë me 28 pikë të grumbulluara, ndërkohë Genoa zë vendin e 18 me vetëm shtatë pikë.
Ndeshjen e radhës Genoa do të përballet me Beneventon në udhëtim, teksa Milani do të luaj përsëri jashtë San Siros ku do të takohet me Sassuolon në ‘Mappei Stadium’. /Telegrafi/
GOL! Mattia Destro 60'
Genoa 2-1 Milan – #GenoaMilan https://t.co/yjiEnOhj8S
— Fitness blaxt (@FitnessBlaxt) December 16, 2020