Telegrafi

Milani përgatit revolucionin – nëntë lojtarë pritet të largohen, Donnarumma në pikëpyetje  

Milani është vendosur për një numër të madh largimesh gjatë verës, pasi dëshiron t’i ulë shpenzimet dhe të fitojë para nga shitjet e lojtarëve si Diego Laxalt, Samu Castillejo, Hakan Calhanoglu, Andrea Bertolacci dhe disa të tjerëve.

Drejtori i klubit, Ivan Gazidis e bëri të qartë se po bën ndryshime gjithëpërfshirëse në skuadër, duke shkurtuar faturën e pagave dhe duke balancuar librat financiar.

Disa vendime tashmë janë bërë, pasi Ignazio Abate, Cristian Zapata, Jose Mauri, Riccardo Montolivo dhe Andrea Bertolacci thjesht janë liruar pas përfundimit të kontratave të tyre.

Abate dhe Zapata duke u përshëndetur (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit italian Corriere dello Sport, Calhanoglu është në treg së bashku me Laxalt dhe Castillejo.

Rossonerët shpresojnë të fitojnë të paktën 15-18 milionë euro nga shitja e Calhanoglu, pasi për të ka interes nga Bundesliga.

Calhanoglu dhe Donnarumma (Foto: Gabriele Maltinti/Getty Images/Guliver)

Nëse nevoja për fonde të reja duhet të jetë urgjente, atëherë kandidati i qartë për një largim është portieri Gianluigi Donnarumma.

Kjo është për shkak se ai do të sillte fitimin më të lartë, më shumë se 60 milionë euro, por gjithashtu përfaqëson fitim të pastër si produkt i akademisë së klubit. /Telegrafi/