Telegrafi

Milani përcjell situatën e Kakas te Reali

Dje u spekulua se pas dështimit ndaj Osasunas, bordi i frustruar i Realit ka dhënë dritë të gjelbër për largimin e tij si transferim i lirë, me qëllim që të heqë nga lista e harxhimeve pagën e tij.

Sportmediaset shkruan se Milani tash është alarmuar dhe do të dëshironte ta sjellë Kakan në ekip këtë muaj.

Gjithçka do të varet nëse braziliani do të jetë i gatshëm të pranojë një shkurtim page nga vlera e 12 milionë eurove në vit, sa merr tash te Real Madridi. /Telegrafi/