Site icon Telegrafi

Milani përballet me një dënim prej 20 milionë eurosh nga UEFA

Milani duan t’i kthehen fitoreve pikërisht në derbi

Klubi i madh italian, Milan pritet të dënohet nga UEFA shkaku i thyerjes së rregullave të Fair Play Financiarit.

Problemet e Rossonerëve nuk janë vetëm në fushën e lojës, por edhe në organizatë.

Pas rezultateve jo të mira në fushë, Milani nuk ka shënuar rezultate të mira as në aspektin financiar të klubit.

Lexo po ashtu Zyrtare: Milani nuk e bind UEFA-n rreth planit financiar

Kështu, që Milani thuhet se do të përballet me një gjobë prej 20 milionë eurosh nga UEFA si pjesë e marrëveshjes së tyre të pakënaqshme me Fair Play Financiar (FFP).

Yjet e skuadrës rrezikojnë largimin e detyrueshëm nga Milani!

Sipas mediumit italian Leggo, një dënim prej pesë milionë eurove është ‘i përcaktuar’, ndërsa shuma prej 15 milionë eurosh është e kushtëzuar për Milanin në lidhje  me arritjet e disa rezultateve ekonomike.

Kjo vjen pasi Rossonerët dështuan të negociojnë një marrëveshje vullnetare me UEFA-n pasi kishte dyshime në lidhje me aftësinë e klubit për të shlyer një kredi prej 300 milionë euro deri në tetorin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Shkëndija sërish ngacmon Milanin: Ne jemi Rossonerët më të suksesshëm për momentin (Foto)

Mundësia e vetme që i ka mbetur Milanit është të filloj me shitjen e disa nga yjet kryesore të skuadrës për të mbuluar borxhet dhe për të rregulluar raportet me UEFA-n.

Lojtarët që rrezikojnë më shumë largimin dhe janë të kërkuar në treg janë: Leonardo Bonucci, Andre Silva dhe Gianluigi Donnarumma. /Telegrafi/

Exit mobile version