Telegrafi

Milani pas portierit Bruno

Corriere della Sera shkruan se Dida do të largohet në drejtim të Corinthians pasi që kontrata do t’i skadojë në fund të muajit.

Në ndërkohë, drejtori i Milanit, Ariedo Braida, është duke tentuar ta transferojë portierin e Flamengos, Bruno, që vlen 4 milionë euro.

Megjithatë, trajneri në pritje i Milanit, Massimiliano Allegri do ta preferonte numrin një të Cagliarit, Federico Marchetti.

Së bashku me Didan, do të largohet edhe Marco Storari që refuzon të qëndrojë në bankën rezervë. Storari do të mbesë te Sampdoria, kurse vendin e tij do ta zë Bruno. /Telegrafi/