Telegrafi

Milani pas Hatem Ben Arfa

Milani është shumë i interesuar që të ofrojë sulmuesin francez Hatem Ben Arfa.

Ligue 1 edhe këtë sezon ka evidentuar shumë lojtarë cilësorë dhe të talentuar, ndaj Milani po tregohet mjaft i vëmendshëm për të gjetur ndonjë mundësi të mirë, sepse shumë klube i shesin lirë lojtarët e vet, duke mos qenë të pasur dhe pjesëmarrës në kupat e Evropës.

Një ndër lojtarët që ka mahnitur Francën këtë sezon është Hatem Ben Arfa, i cili ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm dhe në vitin 2010 shkoi në Angli, por aty karriera e tij pati shumë luhatje.

Tani 29-vjeçari është kthyer në Francë, te Nice, duke bërë zgjedhjen ideale, sepse ka rilindur, duke shënuar 11 gola në 25 ndeshje kampionati, duke dhënë shumë asiste e duke habitur me vazhdimësinë dhe klasin e vet, aq sa presidenti i Nisës tha se po e vëzhgon edhe Real Madridi.

Në qershor Ben Arfa është një futbollist i lirë dhe Nisa nuk e mban dot, ndaj Milani po e studion si mundësi, aq më shumë që vetë lojtari ka deklaruar kohët e fundit se do ishte entuziast nëse do të kalonte te Milani, pavarësisht se po e vëzhgojnë shumë klube, mes të cilëve edhe PSG.